Guterres: Luftërat kanë rregulla, duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se synon t’i paraqesë një sërë pikash Këshillit të Sigurimit në mes të katastrofës humanitare në rritje në botë shkaku i luftërave, raporton ABC.

Guterres pohoi se edhe luftërat kanë rregulla dhe se duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare humanitare.

“Edhe luftërat kanë rregulla. Ligji ndërkombëtar humanitar dhe ligjet për të drejtat e njeriut duhet të respektohen dhe zbatohen; civilët duhet të mbrohen dhe të mos përdoren kurrë si mburoja”, pohoi ai.

Guterres më tutje deklaroi se të gjitha pengjet në Gaza duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.