Është vonuar pagesa e ndihmës sociale në RMV, qytetarët ankohen, bankat s’kanë “haber” nga Ministria
Ministria e Mbrojtjes Sociale i ka lënë të pambrojtura kategoritë më të cenueshme të qytetarëve në vend, transmeton Portalb.mk.
Nuk kanë para në llogaritë e tyre bankare për kujdesin ndaj tjetrit, as përfitime për paaftësi, për vendosjen e një fëmije në familje kujdestare, megjithëse të gjitha këto përfitime zakonisht paguhen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale më datën 5 të muajit.
Kjo situatë i ka detyruar bankat të shtypin njoftime në dyert e tyre se nuk kanë “haber” nga pagesat, sepse qytetarët e varfër që varen nga këto pagesa pyesin vazhdimisht në sportele se kur do t’i marrin përfitimet.
Në dyert e bankave ata i pret njoftimi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka dorëzuar në bankë listat për pagesën e ndihmës sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Lidhur me këtë problem qytetarët kanë paraqitur ankesa edhe në redaksinë e Portalb.mk.
“Dje por edhe sot ka radhë të mëdha para bankave, nuk i kanë lëshuar ndihmat sociale, zakonisht i kanë marrë me datën 5”, u ankua një qytetar.
“Nuk është në rregull kjo gjendje, edhe këto ndihma që u jepen tu vonohen, ata nga këto pak mjete mezi ia dalini në fund muajit”, tha një qytetar tjetër.