Është arrestuar një 35-vjeçar nga Kumanova, e mbante në shtëpinë e tij një të njohur dhe e detyronte të kryej kryer akte seksuale dhe drogë

Një 35-vjeçar nga Kumanova është ndaluar, i dyshuar për mbajtjen me forcë të një të njohuri në shtëpinë e tij, duke e detyruar të kryente akte seksuale dhe të përdorte drogë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

“Më 31 maj në orën 21:15 në Kumanovë, zyrtarët e policisë së SPB Kumanovë e privuan nga liria D. P. (35) nga Kumanova”, thuhet në raportin e policisë.

Ai dyshohet se ka mbajtur me forcë në shtëpinë e tij një të njohur 36-vjeçar nga Kumanova nga ora 23:00 e 29 majit deri në orën 7:00 të mëngjesit të 31 majit.

“Gjatë asaj periudhe, i dyshuari e sulmoi fizikisht viktimën në mënyrë të përsëritur dhe e detyroi të kryente seks oral me të, si dhe të përdorte drogë”, shtoi MPB.

Gjatë arrestimit, të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan marihuanë, një telefon celular me gjurmë të substancës së bardhë pluhur dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me krimin.

I dyshuari po mbahet në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.