Blerona Ismaili në OpenMic: Librin e matematikës në shqip e shkrova pasi shumica e librave ishin në maqedonisht

Në episodin e pesëmbëdhjetë të OpenMic në Portalb.mk flasim me Blerona Ismailin nga Shkupi, nxënëse e shkollës së mesme dhe autore e librit “Zbavitu me matematikë.

Me atë biseduam për librin që ajo e shkroi, matematikën, talentet e reja dhe shumë të tjera.

Ajo tregoi se ideja për ta shkruar librin e matematikës i lindi nga mungesa e materialeve të matematikës në gjuhën shqipe.

“Prej aty më ka ardhur frymëzimi se pse mos të shkruaj një libër në gjuhën shqipe ku kjo do të ndihmojë të gjithë moshatarët e mi”, tha mes tjerash Blerona.

Ajo tregoi se libri “Zbavitu me matematikë” shembuj detyrash nga matematika i ka marrë shtatë muaj derisa e ka shkruar.

“Në vendin ku unë jetoj mendoj që për mendimin tim mungojnë më shumë vlerësimet e nxënësve, moshatarëve të mi por edhe më të rritur, nxënësve të talentuar, ka shumë nxënës të talentuar edhe pse mos tu japim përkrahje që të arrijnë ende më shumë diçka”, tha Blerona.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.