BE do të ofrojë 458 milionë euro ndihmë humanitare për Lindjen e Mesme
Bashkimi Europian do të ofrojë 458 milionë euro ndihmë humanitare për Lindjen e Mesme në përgjigje të konfliktit të vazhdueshëm në rajon, transmeton Euronews.
Me donatorët kryesorë që tërhiqen nga rajoni dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare nën presion të paparë, BE-ja po mbështet ndihmën shpëtimtare për miliona njerëz.
“Në një Lindje të Mesme të shkatërruar nga lufta, Bashkimi Evropian po bën një hap përpara ndërsa të tjerët po tërhiqen”, tha Hadja Lahbib, komisionerja humanitare e bllokut, duke njoftuar mbështetjen në Bruksel.
Organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me përkeqësimin e kushteve humanitare në rajon, veçanërisht në Liban, ku mendohet se më shumë se 850,000 njerëz janë zhvendosur.
Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara njoftuan qëllimet e tyre për të siguruar më shumë se 300 milionë dollarë ndihmë humanitare për Libanin.