Austria e fitoi Eurovizionin, Shqipëria doli e teta
Austria është fituesja e Eurovizionit të këtij viti, shkruan Portalb.mk.
Me këtë ai ka bërë të mundur që Austria të jetë nikoqire e Eurovizionit vitin e ardhshëm.
Në vend të dytë doli Izraeli, kurse në vend të tretë Estonia.
Shqipëria e cila u përfaqësua nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” këtë vit dolën në vendin e tetë.
Kënga e Shqipërisë për këtë vit ka marrë vlerësime të larta, madje edhe CNN e ka renditur si këngën më të mirë pjesëmarrëse për këtë vit.
Shqipëria së bashku me Greqinë ishin të vetmet finalistë nga shtetet e Ballkanit.
Në finalen e këtij viti performuan 26 shtete, 20 që u kualifikuan nga dy gjysmëfinalet, pesëshja e madhe (Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja), si dhe fituesi i vitit të kaluar Zvicra.

Eurovizion 2025 u mbajt në Bazel të Zvicrës pasi Nemo me këngën “The Code” i sollën fitoren këtij shteti në vitin 2024.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut për të tretin vit me radhë nuk mori pjesë në Eurovizion.