Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në një shtëpi familjare në Novi Sad, kanë humbur jetën gjashtë persona – prindër dhe katër fëmijë, transmeton Portalb.mk.
“Në zjarrin që ka rënë në shtëpi dje rreth orës 3 pasdite kanë humbur jetën gjashtë persona, mes të cilëve katër fëmijë nga mosha dy deri në shtatë vjeç. Supozohet se këta janë anëtarët e familjes që jetonin në atë adresë, D.A. (29) M.S (23) dhe fëmijët e tyre E.A. (7), S.S (5), D.A (4) dhe L.A.(2). “, njoftoi MPB-ja e Serbisë.
Trupat e viktimave janë transferuar në Qendrën për Mjekësi Ligjore, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë intensivisht për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje tragjike, tha ministri.