Në orën 00:21 në SPB Shkup, INP Burgu Idrizovo raportoi se një zjarr kishte shpërthyer në kulmin e repartit të mbyllur-ambulancës, transmeton Portalb.mk.
Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit ndërhyri në vendngjarje dhe arriti ta shuante zjarrin. Nuk pati të lënduar në incident.
Është kryer inspektim dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.