Zgjedhjet në Shqipëri, 23.2% pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00

-Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, raporton Klan. Mbi 3.6 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë, në garë janë 144 kandidatë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5213 qendra votimi.

Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik.

Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në votime ka shkuar në shifrat e 23.2%.

Këto janë të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 23.2% nënkupton 440,370 qytetarëve që kanë votuar në rang vendi.

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ngritur shqetësimin e personave të paautorizuar brenda disa qendrave të votimit në rang vendi.

Në një deklaratë për mediat, ai thotë se prezenca e këtyre personave konsiderohet nga KQZ si intimidim ndaj votuesve dhe i ka kërkuar policisë që të marrë masa.

Kushdo që nuk largohet, theksoi Celibashi, do të mbajë përgjegjësi ligjore.

ShqipëriaZgjedhje në Shqipëri
Comments (0)
Add Comment