YouTube do të zgjerojë Shorts nga 1 në 3 minuta

Duke filluar nga data 15 tetor Youtube do të rrisë gjatësinë e videove Shorts nga një në tre minuta, raporton Portalb.mk.

YouTube ka lançuar  edhe disa përditësime të tjera si paraqitja paraprake të komenteve në Shorts.

YouTube u mundëson përdoruesve opsionin për të reduktuar shfaqjen e tyre.

Përndryshe videot shorts fillimisht u shfaqën në shtator të vitit 2020.

 

Youtube