Xhudisti Akil Gjakova i mbaroi garat olimpike pa medalje, u rendit i katërti

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova e ka siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike Verore që po mbahen në Paris, por nuk arriti të sigurojë finalen, transmeton Portalb.mk.

Në gjysmëfinale ai u eliminua nga garuesi i Azerbejxhanit, Hidayat Heydarov. Paraprakisht, ai ka fituar në tri ndeshje, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin, austriakun, Samuel Gassner, dhe italianin, Manuel Lombardo, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në garën për vendin e tretë ai u përball me japonezin Hashimoto Soichi, duke pësuar disfatë, ashtu që e humbi mundësinë edhe për medaljen e bronztë.

Më herët gjatë ditës, xhudistja Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e parë të garës, ndërsa Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë një ditë më parë.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë. Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016, e cila tash ka vazhduar karrierën e saj të xhudos si trajnere.

KosovaLojërat Olimpike