Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Aleksandar Vuçiqit, se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë, raporton RTK.
Në një reagim në rrjetin social X, Wilson i ka bërë thirrje regjimit që të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve.
Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.