WeBalkans hapi konkursin e fotografisë, mund të aplikojnë të rinj të moshës 18-29 vjeç

A jeni të apasionuar pas sportit dhe fotografisë? Ky është shansi juaj për t’i kombinuar të dyja dhe për të fituar një udhëtim në një kryeqytet të BE-së, duke aplikuar në Konkursin e Fotografisë WeBalkans. Plus, fotografia juaj fituese mund të ekspozohet në ekspozita në gjashtë qytete të Ballkanit Perëndimor. Konkursi është i hapur për të rinj të moshës 18-29 vjeç nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, nga 24 prilli e deri më 24 maj, transmeton Portalb.mk.

“Bëni foton tuaj më të mirë, bashkohuni në konkurs dhe bëhuni një kampion fotografik i frymës evropiane. Të bashkuar, ne tashmë po fitojmë! Së bashku, luajmë. Së bashku, fitojmë. Së bashku, i japim formë Evropës. Dorëzoni fotot tuaja së bashku me historinë që fshihet pas saj për t’u bashkuar në konkurs dhe për të fituar një udhëtim në Festivalin e Sportit të Lubjanës!”, thuhet në njoftim.

Nuk keni nevojë të jeni fotograf profesionist për t’u kualifikuar. Mesazhi që fshihet pas fotos suaj është ai që ka rëndësi.

Ballkani PerëndimorBashkimi Evropian (BE)FotografiKonkurs Shpallje