Vuçiç, skeptik për paktin e Kurtit me Bashkimin Evropian

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e fshehu skepticizmin e tij për marrëveshjen me katër pika të arritur më 10 Korrik me Brukselit dhe Prishtinës për çtensionimin e situatës. Sipas tij, kjo mund të shërbejë për fajësimin e serbëve, raporton Klan.

“Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Çtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç.

Sakaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë udhërrëfyesin për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin, një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët punuan në fillim të këtij viti. Kjo është absolutisht jetike për të ecur përpara në një mënyrë paqësore. Dhe është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që u ra dakord”.

Pas arritjes së paktit të 11 Korrikut, Brukseli pritet të zhvillojë javën ardhshme takimin mes dy kryenegociatorëve për implementimin e mëtejshëm të planit të Bashkimit Europian.

Albin KurtiAleksandar Vuciq VuçiçBashkimi Evropian (BE)Dialog Kosovë - SerbiKosovaMiroslav Lajçak Mirosllav LlajçakQeveria e KosovësSerbiaZhozef Borell (Josep Borrell)
Comments (0)
Add Comment