Vrasje e dyfishtë në Shkup, Prokuroria filloi hetimet

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në një familje në Stajkovci të Shkupit. Janë marrë gjurmë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat janë dërguar për obduksion, transmeton Portalb.mk.

“Janë kryhet kontrolle në vendin e ngjarjes në një shtëpi familjare në fshatin Stajkovci, ku pasditen e sotme një person ka privuar nga jeta vëllain e tij dhe gruan e vëllait tjetër, i cili më herët kishte vdekur”, deklaroi Prokuroria.

Raportohet që autori i vrasjes është në spital i siguruar, ndërsa po punohet për zbardhjen e arsyes që quan deri në një vrasje të tillë.

Policia e Maqedonisë së Veriut raportoi se viktimë është 64 vjeçari V.K. dhe 57 vjeçarja S.K., ndërsa i dyshuari për vrasje është 67 vjeçari L.K.

Dhuna familjareFamiljeProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMVVrasje - Ekzekutim