VMRO – DPMNE: Ende nuk ka marrëveshje përfundimtar për koalicion me Lëvizjen ZNAM

Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për koalicion mes VMRO – DPMNE-së dhe Lëvizjes Znam – “Për Maqedoninë tonë”, edhe pse mbrëmë për herë të parë u mblodhën grupet e punës nga dy partitë, transmeton Portalb.mk.

Këtë e tha sot zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen se si kanë kaluar bisedimet me Lëvizjen ZNAM, a do të bëhen pjesë e qeverisë dhe cilat resore do t’i marrin, ndërsa duke theksuar se bisedimet mes VMRO – DPMNE-së dhe Lëvizjes ZNAM po zhvillohen në frymë pozitive.

Mbrëmë u mbajt takimi i parë zyrtare për bashkëpunim të grupeve të punës së Lëvizjes ZNAM dhe VMRO – DPMNE-së, në të cilën siç njoftuan nga ZNAM, është biseduar për parimet politike dhe platformën për bashkëpunim, si dhe për përcaktimet strategjike.

Në takim, nga ana e Lëvizjes ZNAM morën pjesë sekretari gjeneral Goran Minçev dhe nënkryetarët Vesna Bendevska dhe Pavle Arsoski, ndërsa nga VMRO morën pjesë nënkryetarët e partisë, Vlado Misajllovski dhe Timço Mucunski.

Nga ZNAM-i theksuan se në takim kanë insistuar që shtyllat ideologjike që janë bazë e platformës së tyre, si dhe pjesë e programit për zgjedhjet parlamentare të jenë pjesë e programit qeveritar.

Kujtojmë se, VMRO po zhvillon negociata për koalicion qeveritar edhe me koalicionin shqiptar VLEN.

Koalicioni “Vlen” dhe VMRO-DPMNE kanë formuar grupe pune të cilët po zhvillojnë takime për negociata për koalicionim të përbashkët. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN me 14.

Qeveria e Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNEZNAM