VLEN-i i tregoi disa çështje që u diskutuan në takimin me VMRO-DPMNE-në

Lëvizja Demokratike nga koalicioni VLEN, sot ka njoftuar në lidhje me disa çështje që u diskutuan në takimin e grupeve të punës të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese”, njoftoi për disa nga prioritetet e koalicionit qeveritar.

Ata njoftuan që sot në selinë e VMRO-DPMNE-së u zhvillua takim me mes grupeve të punës nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE, në lidhje me formimin e koalicionit qeveritar.

Koalicioni VLEN theksoi që bisedimet e tilla në “frymë pozitive” do të vazhdojnë, duke u ruajtur përcaktimet programore.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar që Visar Ganiu do të jetë pjesë e grupit të punës, së bashku me Azir Aliun nga Aleanca për Shqiptarët, dy anëtarë nga Besa dhe Alternativa, ndërsa Bekim Qoku do të përfshihet në pjesën e programit.

Kujtojmë se sipas rezultateve fillestare zyrtare për zgjedhjet parlamentare të shpallura nga KSHZ, Koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, e ndjekur nga Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI me 19 mandate parlamentare, Koalicioni Për një të ardhme evropiane të udhëhequr nga LSDM me 18, Koalicioni VLEN me 13 dhe Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe të majtën pas gjashtë mandateve parlamentare.

Qeveria e Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNEZgjedhje parlamentare RMV 2024