Vetëm një gol në ndeshjen Struga Trim&Lum – Buduçnost, nesër luan Shkupi

Në kuadër të ndeshjeve për kualifikim në Europa Conference League, Struga në ndeshjen e parë të xhiros së dytë fitoi me rezultat 1-0, kundër ekipit Buduçnost, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Buduçnostit nga Podgorica u luajt në Ohër, ku golin e vetëm e shënoi sulmuesi Besart Ibraimi në minutën e 30-të.

Ekipi strugan këtë ndeshje e ka vlerësuar si “fitore historike”, pasi në garat evropiane kanë regjistruar dy humbje dhe dy barazime deri më tani. Nëse më 1 gusht marrin rezultat kualifikues në Mal të Zi, ekipi strugan do të luan me ekipin më të mirë nga dyshja The New Saints – Swift Hesper.

Nesër duke filluar nga ora 21:00, do të luan KF Shkupi me bullgarët e Levskit në Shkupi, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhen më 3 gusht. Shkupin në xhiron e tretë e pret ekipi që do të kualifikohet nga dyshja Hapoel Beer-Sheva FC / Panevezys.

Federata e Futbollit RMV (FFM)KF ShkupiKF StrugaLiga e Konferencave - Conference LeagueUEFA
Comments (0)
Add Comment