Vendimi në Spanjë, arbitrat do të flasin pas ndeshjeve

Një revolucion është gati të nisë në kampionatin spanjoll duke filluar që nga kjo fundjavë, raporton Klan. La Liga ka arritur një marrëveshje që do t’i lejojë arbitrat të flasin përpara kamerave televizive pas përfundimit të ndeshjeve.

Ata do të dalin para mikrofonave për të shpjeguar vendimet e tyre dhe për të dhënë interpretimin e ngjarjeve të fushës.

Ky vendim ka për qëllim kryesor rritjen e transparencës mes arbitrave, lojtarëve dhe tifozëve. Çdo javë, kryesori i të paktën një ose dy sfidave do të paraqitet në intervistat post-ndeshje për të sqaruar çdo episod të diskutueshëm.

Për ta bërë këtë nismë më tërheqëse, Liga ka vënë në dispozicion një fond prej gjysmë milioni eurosh si bonus “audioviziv” për arbitrat pjesëmarrës.

FIFAFutboll futbollist(e)SpanjaUEFA