Vendi i parë në botë hyri zyrtarisht në Vitin 2025

Kombet dhe ishujt që ndodhen në pjesë të ndryshme të botës e festojnë Vitin e Ri në momente të ndryshme, për shkak të ndryshimit të zonave kohore. Kiribati, një komb i vogël ishullor në Oqeanin Paqësor, është i pari që shënon vitin e ri. Ishulli Kiritimati, i njohur gjithashtu si Ishulli i Krishtlindjeve, është vendi ku orët godasin mesnatën më herët, duke u bërë kështu i pari që kalon në vitin 2025.

Ky moment simbolizon fillimin e festimeve globale për Vitin e Ri, duke nisur nga Kiribati dhe duke udhëtuar nëpër të gjitha zonat kohore, deri në skajet më të largëta të globit, transmeton VizionPlus.

Pas Kiribatit, vitin e ri e priti Zelanda e Re, të cilat kanë një orë diferencë me njëra-tjetrën, me nshfaqje fishekzjarrë nga Auckland Sky Tower.

Kryeqyteti i Zelandës së Re ka krijuar spektakël me drita laser dhe fishekzjarrë mbi Sky Tower të Auckland në mesnatë për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh.

Vendet e fundit që do të futen në vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.

Ky fenomen pasqyron lidhjen e fortë ndërkombëtare që ndodhet përmes festimeve të Vitit të Ri. Pavarësisht se njerëzit janë të shpërndarë në zona të ndryshme kohore, ata të gjithë janë pjesë e një ndjesie të përbashkët gëzimi dhe reflektimi për vitin që po vjen.

Viti i Ri