Një punëtor i EVN-së ka vdekur dje gjatë kryerjes së detyrave të punës, raporton Portalb.mk.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan sot se pas masave të ndërmarra është konstatuar se bëhet fjalë për S.J., 52-vjeçar nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, i cili ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së detyrave të punës.
“Një mjek ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njoftuan nga MPB-ja.
Mbikëqyrje në vendngjarje është kryer nga ekipi hetimor i Departamentit për Punë të Brendshme në Kriva Pallankë.