Vauçerë në vlerë prej 250 euro për studentët e RMV-së, paralajmëroi kryeministri

Vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike për të gjithë studentët në vend, këtë e paralajmëroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, raporton Portalb.mk.

Ai tha se këto mjete do të ofrohen në buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë studentët nga të gjithë universitetet, ku do të përfshihen mbi 50 mijë studentë.

“Kemi ofruar dy projekte që vlerësojmë se mund të kenë vlerë të shtuar. E para është vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike”, tha Mickoski.

Sipas tij, emigracioni i të rinjve është një problem i mprehtë dhe duhet bërë shumë më tepër për ta nga sa u është ofruar deri tani.

Kryeministri paralajmëroi edhe fond prej dhjetë milionë eurosh që do të stimulojë bizneset startup të të rinjve që kanë ide. Sipas Mickoskit, vlera e tyre do të jetë nga 1.000 deri në 30.000 euro.

Hristijan Mickoski HristianQeveria e Maqedonisë së VeriutStudentë