Vajza që ra nga ballkoni në Tetovë u keqtrajtua mendërisht dhe fizikisht, babai i saj u vetëparaqit në Polici

Ministria e Brendshme njoftoi sot se më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe është kryer intervistë zyrtare me të, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, gjatë veprimit në lidhje me ngjarjen e datës 14.03., në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, zyrtarët e policisë kanë ardhur në dijeni, përkatësisht është konstatuar se vajza është abuzuar mendërisht dhe fizikisht nga babai i saj A.A.

Me udhëzim të prokurorit publik, A.A. është liruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.

Dhuna familjareDhuna ndaj fëmijëveDhuna ndaj graveDhunë - DhunaMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB Tetovë