Universiteti i Merkos mori leje nga ministri Shaqiri për hapjen e degës së Mjekësisë në Strugë

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë,  pas të cilit qëndron kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, po merr një degë të re, Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Një vendim të tillë e ka marrë ministri në largim i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili po ashtu është me origjinë nga Struga dhe është bashkëpartiak me Merkon në BDI, shkruan Sdk, transmeton Portalb.mk.

Studentët e ardhshëm do të mund të studiojnë shkencat mjekësore në këtë institucion privat të arsimit të lartë që ka edhe Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Teknologjive të Informacionit dhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konstatuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit dhanë mendim pozitiv.

Në Maqedoni ekzistojnë disa fakultete të mjekësisë, duke përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Këto fakultete ofrojnë arsim në fusha të tilla si mjekësia e përgjithshme, infermierët/teknikët profesionistë, teknologët radiologjikë, terapia e të folurit dhe gjuhës dhe terapistë fizike. Vitin e kaluar, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë International University “Vision” në Gostivar mori leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Vitin e kaluar më 20 qershor, Departamenti i Shtetit e shpalli non grata kryetarin e Strugës Ramiz Merko për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Departamenti i Shtetit tha më pas se si kryetar i komunës së Strugës, ai ka keqpërdorur fondet komunale dhe ka ndërhyrë në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e rritur, Genci, Nazmie dhe Drenusha, u futën në listën e zezë të SHBA-ve.

Jeton ShaqiriLista e zezë amerikaneMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Ramis MerkoUniversiteti Ndërkombëtar i Strugës