Udhëzime për nisje të mbarë në studimet deridiplomike

Shpesh herë tek nxënësit të cilët mbarojnë shkollën e mesme, objekt preokupimi i tyre zgjedhja e drejtimit të duhur dhe të saktë në studimet deridiplomike. Preokupim i pritshëm ngaqë drejtimi i duhur në studime, de facto nënkupton edhe punën e duhur nesër. Problemi qëndron se, kur i riu e gabon atë, rrjedhimisht edhe nuk e dëshiron, e që rezulton në mos dëshirë edhe të veprimtarisë e punës që do të bëjë të nesërmen.
Nisur nga kjo, Konfuçi tha: “Zgjidhni një punë që ju pëlqen dhe nuk do t’ju duhet të punoni asnjë ditë në jetën tuaj.”

Në vijim do të paraqesim ca udhëzime të cilat sipas meje, do t’iu  shërbejnë e ndihmojnë për një përzgjedhje të saktë dhe të drejt për studimet e juaja deridiplomike:

  1. Që me kalimin e nëntë viteve në shkollë fillore, e madje edhe katër në të mesmen, një nxënës duhet të analizojë se në ç’dimension apo fushë janë më të theksuara aftësitë e tij. Kjo vërehet nga lëndët që ai/ajo ka. Disa lëndë, i mëson, studion, lexon, me pasion më të theksuar dhe ka një aftësi e kuptim më të avancuar se sa tek ca lëndë të tjera. Për shembull, ka mundësi që ndonjë nxënës, ka rezultuar i suksesshëm në mësimin e gjuhëve të huaja: gjuhë angleze, gjuhë gjermane, gjuhë maqedonase, respektivisht, e detekton aftësinë dhe potencialin e tij për mësimin e gjuhëve të huaja! Në këtë rast, ai vetëm se duhet ta ketë të qartë se në ç’drejtim do duhej të vazhdonte. Pra, ai duhet të vërë fokusin në mësimin dhe studimin e gjuhëve të huaja. Ndonjë nxënës tjetër, mund të ketë aftësi, interes dhe elan për shkencën e Informatikës dhe kjo vihet në pah përgjatë edhe shkollës fillore, por edhe asaj të mesme. Ai zgjidh probleme të njerëzve me celularët e tyre. Rregullon probleme të kompjuterëve dhe kështu me radhë. De facto, drejtimi që ai duhet të merr, vërehet qartazi. Për dikë tjetër mund të jenë të dëshirueshme drejtimet si: dizajni, marketingu, etj., varësisht se kush dhe çfarë pëlqen e dëshiron. Esenca dhe poenta është që të arrihet suksesi. E kjo ndodhë atëherë kur kemi njeriun e duhur, në vendin e duhur. Kur aftësitë e tij janë kompatibile me drejtimin e përzgjedhur.
  1. Një dukuri apo fenomen, sido që ta quajmë ka ndodhur në të kaluarën dhe po ndodhë edhe tani. Po që se neve si shoqëri nuk e ngritim vetëdijen dhe ta luftojmë në mënyrë kolektive, ajo do të ndodhë edhe në të ardhmen. Kjo në fillim paraqet thjeshtë vetëm një problem, i cili në periudhën vijuese shkon në rritje e sipër.
    Ka nxënës të cilët e pëlqejnë një drejtim e profesion, porse, familja e ngushtë si babai apo dhe nëna, përpiqen e tentojnë që ta orientojnë e madje imponojnë një drejtim krejtësisht tjetër.
    Themi se: “Asnjeri në botë nuk ekziston që mund njeriut t’ia dëshirojë njeriut të mirën më shumë se babai dhe nëna. Mirëpo, ata e bëjnë këtë gabim e imponim jo për shkakun se nuk e duan fëmijën e tyre, përkundrazi, për shkak të dashurisë së madhe ndaj tyre ngaqë ata mendojnë se fëmiut të tyre po ia imponojnë një profesion i cili do të jetë shumë i dobishëm për të.” Një gjë është e rëndësishme: “Të duash ndonjë gjë, jo domosdoshmërisht nënkupton se ajo është edhe e duhura për ty.” Rrjedhimisht, edhe prindërit mund të dëshirojnë një drejtim/profesion të caktuar për fëmijën e tyre, porse ajo nuk nënkupton me automatizëm se i njëjti është edhe i qëlluar, pasur parasysh aftësitë e tij.
    Në këtë rast, nxënësi duhet analizuar dhe po që se sipas tij rezulton se propozim/sugjerimi i prindërve të tij nuk është adekuat, të mos e merr parasysh ngaqë në planin afatgjatë do të jetë në dobi, edhe të tij, por edhe të prindërve. Një ashtu, jo në të gjitha rastet vlen ky rregull për shkakun se ka prindër të cilët i kanë përcjellë dhe vëzhguar me vëmendje aftësitë dhe potencialin e fëmijës së tyre dhe ndodhë që t’ia sugjerojnë një profesion të qëlluar, të duhur dhe kompatibil me intelektin e tij.
    Si epilog: Propozimi i prindërve jo domosdoshmërisht me automatizëm duhet pranuar, si dhe jo domosdoshmërisht dhe me automatizëm duhet hedhur. Konform analizës, vjen edhe përgjigja.
  2. E ke një model në jetë. E ndjek atë. Është shembulli më i mirë. Është njeriu ideal. Të pëlqen rrugëtimi e suksesi i tij. I ndikuar emocionalisht nga kjo, e merr dhe profesionin që ai ka, me pretekst që nesër, të jetë i suksesshëm siç është idoli i tij. Kjo përbën një gabim. Rrugëtimi që ka pasur modeli yt, rrethanat në të cilat ka kaluar ati, aftësitë e potenciali i tij, nuk nënkupton që janë të përshtatshme edhe për ty. Modeli mund të ngelet model në ndjekjen e metodologjisë, por kjo nuk nënkupton që edhe profesioni të jetë i ngjashëm me të.
  3. Të mos ndikohesh nga trendi. Kjo është thikë me dy tehe. Trendi imponon, por mund të jetë edhe e dobishme ajo që imponon ngaqë kjo nënkupton se fokusi në të ardhmen do të jetë në atë lloj drejtimi/profesioni, por, kjo nuk nënkupton që ajo e cila është në trend dhe kërkesë e tregut, me automatizëm dhe është e përshtatshme për ty. Pra, nuk zgjedhet profesioni, vetëm se tregu e kërkon. Jo vetëm.
  4. Nuk duhet zgjedhur profesioni, vetëm se është deficit. Ndokush mund ta këshillojë: “Në këtë drejtim, ka mungesë të madhe. Në këtë fakultet, ka deficit. Hyr sepse e kërkon nevoja. Punë do të gjesh porsa ta mbarosh.” I ndikuar nga kjo, ai zgjedh atë drejtim dhe në fund rezulton i pasuksesshëm si rezultat i mos dëshirës së atij profesioni, mos shfaqjes interesim, mos punës dhe kështu me radhë.
  5. Çdoherë i riu, por dhe gjithsecili nga duhet të jemi në kërkim të njohjes së vetes. Prandaj, edhe po që se i more të gjitha shkaqet e shënuara me bindje se do të marrësh vendimin e duhur, gjë që është e vështirë të ndodhë, por dhe mbase. Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo që e do. Edhe po që se të ka ngelur vetëm edhe një vit për të mbaruar studimet, por, nuk e dashuron profesionin. Hiq dorë. Asnjëherë nuk është vonë. Më mirë të humbasësh tre vite të jetës, se sa të humbasësh dyzet vite me pasivitet, destruktivitet, regres dhe përtaci e cila e tëra rezulton nga fakti që nuk je në vendin dhe profesionin e duhur.
Na Shkruani
Comments (0)
Add Comment