Masa paraprake janë vendosur ndaj profesorit 52-vjeçar nga shkolla e mesme e artit “Lazar Liçenoski” në Shkup, i cili dyshohet se ka detyruar një nxënës 18-vjeçar të kryejë marrëdhënie seksuale, transmeton Portalb.mk.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup, një gjykatës në procedurë paraprake i sekuestroi pasaportën, vendosi ndalim pune dhe urdhër ndalimi.
Prokuroria e Shkupit thotë se aktualisht po punon intensivisht për të mbledhur prova në lidhje me rastin dhe për të konfirmuar se profesorit 52-vjeçar i janë dhënë masa paraprake.
“Personit i janë dhënë masa paraprake – sekuestrimi i dokumentit të udhëtimit, urdhër ndalimi për t’u afruar personave dhe urdhër ndalimi për të ndërmarrë aktivitete të caktuara pune (gjegjësisht urdhër ndalimi për të punuar)”, njoftoi PTHP Shkup.
Profesori u ndalua të hënën pasdite, pas një raportimi paraprak në Ministrinë e Brendshme se kishte ngacmuar një nxënëse dhe i kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale.