Qendra për Menaxhimin me Kriza ka sqaruar që është shuar zjarri në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski”. Sipas tyre, tani nuk ka rrezik nga zgjerimi i zjarrit, raporton Portalb.mk.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 10 zjarrfikës me 5 vetura. Gjithashtu janë të përfshirë dy cisterna nga NP “Higjiena Komunale” dhe mekanizma nga Komuna e Karposhit.
Ndryshe, sot ka shpërthyer zjarr në deponinë te Qendra Sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit. Nga ekipi i zjarrfikësve njoftojnë se është djegur bar i thatë dhe mbeturina nga deponia.
Zjarrin po e fikin tre automjete me shtatë zjarrfikës dhe pritet që të shpejti të lokalizohet.
Mbi lagjen Karposh, më shumë se dy orë shihet tymi i dendur.
Tanimë disa vite, gjatë dimrit kjo hapësirë shfrytëzohet për hedhjen e mbeturinave, ndërkaq gjatë verës digjet.