U rrahën mes vete dy kirurgë në Spitalin e Tetovës

Dy kirurgë nga Spitali i Tetovës janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin mesditën e sotme, raporton Portalb.mk.

Rastin e konfirmuan për Portalb.mk edhe nga Policia e Tetovës.

Nga SPB Tetovë shkurt na njoftuan se rasti është raportuar dhe se punohet në zbardhjen e plotë.

Nga drejtoria e spitalit kanë informuar se do të ndërmarrin masat e nevojshme konform ligjit.

Raportohet se dy kirurgët edhe në të kaluarën kanë pasur zënka.

SPB TetovëSpitali i Përgjithshëm i Tetovës