U riparuan dëmet në hekurudhën në Francë, shërbimi i plotë kthehet të hënën

Operatori i hekurudhave i Francës ka thënë se e ka riparuar infrastrukturën e dëmtuar në një sulm të koordinuar të zjarrvënies të premten, transmeton Koha.net.

Kompania shtetërore “SNCF” ka thënë se shumica e renave po qarkullojnë siç është planifikuar të dielën dhe se shërbimi i plotë do të kthehet të hënën.

Policia ende është në kërkim të fajtorëve prapa sulmit, në atë që ministrat francezë e kanë quajtur “sabotazh” për të paralizuar linjat e trenave të shpejtësisë së lartë.

Qindra mijëra persona u goditën nga vonesat, që erdhën pak orë para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris.

FrancaStacion(e) Hekurudhor(e)TransportTransport, Transport publik