U regjistrua incidenti i parë i Evropianit, 5 tifozë të plagosur

Gjashtë tifozë skocezë u plagosën sot në një aksident rrugor në Gjermani. Policia ka bërë me dije se shoferi skocez po ngiste makinën në anën e gabuar të rrugës dhe nën ndikimin e alkoolit, raporton EN.

“Ne dyshojmë se shoferi skocez ishte në anën e gabuar të rrugës”, tha policia në një deklaratë, raporton Reuters.

Nga pesë skocezët, dy u plagosën rëndë dhe tre lehtë, ndërsa një burrë nga Dyseldorfi në një makinë tjetër u plagos lehtë.

Miliona njerëz në të gjithë Evropën do të vizitojnë Gjermaninë për Kampionatin Evropian, i cili zgjat rreth një muaj, në të cilin kombëtarja skoceze luan sot ndeshjen e parë kundër mikpritësit gjerman.

Futboll futbollist(e)GjermaniaKupa Evropiane Futboll Euro 2024