U publikua letra e PSG-së drejtuar Mbappe

The Athletic ka publikuar një pjesë të letrës së PSG-së dërguar Kylian Mbappe, raporton ABC. Në mesin e qershorit, Mbappe i dërgoi një letër drejtuesve të PSG duke thënë se ai nuk do të përdorte opsionin për të vazhduar kontratën deri në qershor 2025.

Më pas u bë e ditur se PSG-ja me “ton agresiv” iu përgjigj kësaj letre. Sot, The Athletic ka publikuar një pjesë të letrës që drejtuesit e PSG-së i kanë dërguar sulmuesit.

“E vetmja rrugëdalje nga situata mund të jetë shitja ose vazhdimi i të luajturit për klubin deri më 30 qershor 2025, gjë që u vendos qartë mes nesh. Kështu u larguan të gjithë lojtarët e mëdhenj duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe duke ndihmuar financiarisht klubin që ju ka ndihmuar që nga vitet e adoleshencës dhe ka mbështetur familjen tuaj”, thuhet në të.

PSGTransfer futbolli
Comments (0)
Add Comment