U krye bastisje në disa shtëpi nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut nën dyshimet për shpëlarje të parave

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer bastisje në disa shtëpi në Maqedoninë e Veriut nën dyshimet për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si shmangie të tatimit, mashtrime dhe shpëlarje të parave, transmeton Portalb.mk.

“Pas një njoftimi të dërguar nga ana e MPB-së deri te PTHP për NKOK, u formua lëndë për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale nga fusha e krimit financiar, gjegjësisht “shmangie të tatimit” nga neni 279, “mashtrim tatimor” nga neni 279-a dhe “shpëlarje e parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale” nga neni 273 i Kodit Penal”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.

Bastisjet, me urdhër të prokurorit, janë kryer në shtëpi dhe hapësira të ndryshme.

“Në mënyrë të koordinuar vepruan punonjësit policor, hetuesit nga qendra hetimore e PTHNKOK-së dhe persona zyrtarë nga Drejtoria për të ardhura publike”, sqaroi Policia, duke theksuar që gjatë bastisjes janë konfiskuar materiale që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat e mëtutjeshme.

Prokuroria ka njoftuar që bastisjet akoma janë aktive, por nuk do të japin më shumë informacione në këtë fazë, që mos të dëmtohen hetimet.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutProkuroria e Përgjithshme Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (PPPKOP) RMVProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMVTatim personal