U konstituua Komisioni për dekorime dhe mirënjohje në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova mori pjesë në seancën konstituive të Komisionit për dekorime dhe mirënjohje, komision i cili tani ka përbërje të re, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për dekorime dhe mirënjohje sot e mbajti seancën konstituive, ku ka marrë pjesë edhe presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova. Në seancë, anëtarët e Komisionit kanë shprehur falënderim për nderin dhe besimin që të marrin pjesë në vlerësimin dhe zgjedhjen e personaliteteve dhe institucioneve, që kanë lënë shenjë të thellë dhe gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Presidenca.

Presidentja ka zgjedhur Valentin Mirçeskin për kryetar të Komisionit për emërime, ndërsa anëtarë janë emëruar Gzime Starova, Samuel Sadikario, Andrijana Janevska, Ana Durlovski, Reshat Ameti, Gena Teodosievska, Dejan Georgievski, Zharko Basheski, Olivera Nakovska – Bikova dhe Vesna Petrushevska.

Çmim shtetërorGordana Siljanovska DavkovaPresidenca e RMV-së