U hap thirrja për ambasadorët e rinj evropianë, ja si mund të aplikoni

Thirrja e re për aplikime për rrjetin e Ambasadorëve të Rinj Evropian u publikua më 1 tetor dhe do të jetë e hapur deri më 31 tetor, raporton Portalb.mk.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë ndërmjet moshës 18 dhe 29 vjeçare nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Për kriteret specifike, si dhe kriteret e vlerës së shtuar, aplikantët e mundshëm detajet gjenden KËTU.

Për të ndihmuar ambasadorët e mundshëm të aplikojnë, WeBalkans organizon Ditë të Hapura ARE në rajonin ku anëtarët aktualë të rrjetit do të ndajnë informacionin përkatës në lidhje me rrjetin ARE dhe do t’i ndihmojnë ata me procesin e aplikimit. Më tepër detaje gjenden KËTU.

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropian është rrjet aktiv i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Ambasadë - AmbasadorBashkimi Evropian (BE)Europe House - ShkupTë rinj - Rini - Rinia