Policia gjeti shoferin që goditi një të mitur në lagjen Kapishtec të Shkupit dhe më pas iku. S.B. nga Shkupi u gjet dje, pasi tre ditë më parë goditi me automjet një vajzë që po ecte në rrugën Vasil Gjorgov në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ajo u dërgua në Qendrën e Emergjencës të Klinikave Nënë Tereza në Shkup, nga ku në Ministrinë e Punëve të Brendshme u raportua se një fëmijë 11-vjeçar ishte sjellë tek ata me lëndime të rënda trupore.
“Sipas raportit, rreth orës 13:20 në udhëkryqin e rrugës Vasil Gjorgov dhe rrugës Fronti Kombëtar në Shkup, një automjet pasagjerësh e goditi atë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. SPB Shkup kundër S.B. “do të ngrejë kallëzim penal për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik dhe për mosdhënie ndihme një personi të lënduar në një aksident trafiku”, tha MPB.