U dha premiera e “Krejt e thirrin Rexhon” në Shkup, në fokus ikja e të rinjve në kurbet

Mbrëmë në Cineplexx Shkup u dha premiera e filmit “Krejt e thirrin Rexhon”, nën regji të Ibër Deari dhe me role kryesore nga Adriana Matoshi dhe Afrim Muçaj, transmeton Portalb.mk.

Filmi “Krejt e thirrin Rexhonishte një kryevepër e realizuar me nivel të jashtëzakonshëm profesional deri më detalin më të vogël, duke trajtuar me shumë emocion temën e ikjes së të rinjve në kurbet për një jetë më të mirë, një mesazh thellësisht prekës dhe i qëlluar, që reflekton realitetin dhe sfidat e përditshme të shoqërisë sonë.

Regjisori, përveç se dhuroi emocione të veçanta për publikun, përcolli edhe një mesazh të fuqishëm për rrethanat aktuale të mjedisit tonë, ku Rexha arriti ti rezistojë migrimit si djalë punëtor, ambicioz dhe si njeri që e don familjen e ti, por ishte viktimë e menatlitetit të Miftarit “mafioz” i cili dhunonte atë dhe rininë shqiptare, por që në fund Rexha u çlirua, kurse Miftari pati përfundim tragjik.

Pas premierës në Shkup, filmi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Kosovë dhe Shqipëri.

Më 30 janar, ai do të shfaqet në Kosovë në Cineplexx Prishtinë, Cineplexx Prizren, Cinestar në Prishtina Mall, Kino Gjakova dhe Cinemarinë.

Në Tiranë, filmi do të shfaqet në Cineplexx TEG dhe Cineplexx QTU.

Pamje nga premiera e filmit “Krejt e thirin Rexhon”. Foto:Ibër Deari
FilmaKultura shqiptareKulturë lajme