U dënua KF Bashkimi për shkak organizimit jo të mirë në një ndeshje vendase

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shqiptuar dënimin që ka dhënë Komisioni Disiplinor ndaj KF Bashkimit të Kumanovës. Ky dënim vjen për shkak organizimit të dobët të ndeshjes kundër Strugës, transmeton Portalb.mk.

“Vendim për dënimin e KF Bashkimit të Kumanovës që katër ndeshje të ardhshme mos të ketë mundësi t’i luan në stadiumin vendas dhe të një gjobë prej 5 mijë euro, për shkak organizimit të dobët të ndeshjes kundër FK Struga Trim Lum, të luajtur në kuadër të raundit të 28-të të Ligës së Parë MFL më 19.04.2026 në stadiumin “Bashkimi” në Kumanovë”, raportoi Federata.

Ekipi i Bashkimit u dënua edhe për shkak pranisë së personave jozyrtarë në fushë dhe për shkak sulmit fizik ndaj përfaqësuesve dhe lojtarëve të ekipit mysafir.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF Bashkimi