Gjatë një kontrolli aksionar në Kumanovë është arrestuar një 63-vjeçar, në hapësirat e tij afariste të të cilit janë gjetur 28 pistoleta për sinjalizim akustik dhe me dritë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë dje e privuan nga liria 63-vjeçarin L. M. nga Kumanova, pasi gjatë një kontrolli aksionar në hapësirat e tij afariste u gjetën 28 pistoleta për sinjalizim akustik dhe me dritë, për të cilat nuk kishte leje”, thuhet në buletinin policor.
Kontrolli u realizua në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Departamentin për Çështje Civile pranë MPB-së.
Personi u dërgua në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.