Zyrtarët policor nga Stacioni policor në Kamjan, dje në ora 16 e 30, kanë arrestuar personin me inicialet J.N, i moshës 45 vjeçare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllaut të tij, shkruan Portalb.mk.
‘’Më 15.08.2026 në orën 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin J.N. (45) nga fshati Bogovinë, pasi po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Bogovinë, ka sulmuar fizikisht nusen e vëllait 34-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse’’, njofton SPB-Tetovë.
Kujtojmë që së fundmi nga Partia Liberal-Demokrate (PLD), kanë propozuar një nismë me të cilën synojnë që këto qendra të ofrojnë mbështetje profesionale për familjet dhe të rinjtë, ndërsa në komunat që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme financiare, mbështetja të sigurohet nga pushteti qendror. Nevoja për mekanizma të rinj për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve vjen në një periudhë kur rastet e raportuara në shkolla vazhdojnë të jenë shqetësuese, ndërsa institucionet po kërkojnë zgjidhje më efektive për trajtimin e këtij fenomeni.
Boban Jankoski nga Partia Liberal Demokrate (PLD), për Portalb.mk, tha se propozimi ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.
Ndryshe, rreth 50 raste të dhunës mes bashkëmoshatarëve janë raportuar mesatarisht çdo vit në shkollat e vendit gjatë tre viteve të fundit shkollore, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar masa të reja për parandalimin e këtij fenomeni. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar se dhuna nuk fillon në shkollë, por më së shpeshti buron nga familja, ndërsa kanë paralajmëruar edhe ndryshime ligjore që parashikojnë gjobë prej 250 eurosh për prindërit e fëmijëve që ushtrojnë dhunë në shkollë ose refuzojnë bashkëpunimin me institucionet.