Turqia regjistroi korrikun më të nxehtë në 543 vitet e fundit

Ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ka bërë të ditur se Turqia ka regjistruar muajin korrik më të nxehtë në 53 vitet e fundit, raporton Anadolu.

Në llogarinë e tij në platformën sociale X, ministri Kurum tha se temperaturë më e lartë prej 45.9 gradë Celsius u regjistrua në rrethin Cizre të provincës juglindore Shirnak dhe temperaturë më e ulët prej 5.2 gradë Celsius u regjistrua në provincën lindore Erzurum.

Duke theksuar se nga e hëna e ardhshme pritet rritje e temperaturave, Kurum u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm.

MotiNdryshimet klimatikeNgrohja globaleTemperatura të lartaTurqia