Turqia me plane për evakuime nga Libani, rreth 20 shtete i kërkojnë ndihmë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka ngritur një qendër koordinimi për të ndihmuar qytetarët që duan të largohen nga Libani, ndërsa ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet, raporton Koha.net.

Turqia ka bërë plane evakuimi përmes detit dhe ajrit, ka treguar ministria. Por, nuk janë dhënë detaje.

Gati 20 shtete kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për evakuimin e qytetarëve të tyre, duke shfrytëzuar portet, aeroportet dhe hapësirat ajrore turke, ose duke i përfshirë qytetarët e tyre në planet e evakuimit të Turqisë, ka shtuar ministria.

Izraeli ka nisur të hënën një ofensivë tokësore në Libanin jugor, teksa të martën ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga 30 fshatra libaneze.

SHBA-ja ka njoftuar se ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm raketor në Izrael.

Emigrim - Emigrantë - EmigracionIzraeliKrime lufteLibaniLuftëTurqia