Trump për luftën në Ukrainë Armëpushimi i plotë do vijë shumë shpejt

Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale, tha se beson se një armëpushim i plotë për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ka të ngjarë të ndodhë “shumë shpejt”, raporton TopChannel.

“Ne do të kemi një armëpushim të plotë shumë shpejt në luftën Rusi-Ukrainë”, tha Trump.

Presidenti tha se po negociohej një kontratë për ndarjen e tokës midis dy vendeve.

“Ne do të kemi një kontratë dhe kontrata është duke u negociuar. Kontrata për sa i përket ndarjes së tokave, është duke u negociuar teksa flasim”, tha Trump.

Presidenti tha se ai është këmbëngulës në kërkimin e përfundimit të luftës për të ndaluar vrasjet dhe për të kursyer paratë e SHBA-së që shpenzohen për ndihmën ushtarake në Ukrainën.

Donald Tramp (Trump)Lufta në UkrainëRusiaShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)Ukraina