TROÇ me Behare Kasamin: Çfarë (nuk) shkon me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë?

Propozim-ligji i ri për Arsimin e Lartë i cili ka shkaktuar reagime të shumta nga universitetet shqiptare ishte tema e radhës në TROÇ ku biseduam me profesoreshën Behare Kasami.

Ajo thotë se ky ligj me automatizëm i dëmton universitetet më të vogla si UT-në nga ku vjen edhe ajo dhe ua merr autonominë në shumë aspekte.

Thotë se në të njëjtën mënyrë dëmtohen edhe universitet tjera më të vogla të cilat mësimdhënien e kanë në gjuhën maqedonase por që, sic thotë ajo, ata duket se nuk duan ta kundërshtojnë ‘të fuqishmin’!

Kasami shton se në afat të shkutër do të dëmtohen universitetet e vogla por nuk i përjashton ato të mëdha dhe thotë qa do ta ndjenë dëmin në afat më të gjatë pasi ky ligj, sic thotë profesoresha, është pak i dëmshëm për avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.

Ligji për Arsim të LartëTROÇ