Tani, rrini të qetë, po i japim makinës shumë shpejt, mund të jetë e rrezikshme, u thashë fëmijëve teksa lëviznim në autostradën Tetovë-Shkup, raporton Meta.mk. Babi, sa shpejt po shkojmë? – më pyeti e emocionuar vajza ime gjashtëvjeçare. Njëqind kilometra në orë, i përgjigjem asaj. Sa fëmijë janë për aq sekonda?
Tridhjetë e gjashtë fëmijë në sekondë. Me kaq shpejtësi i ka dhënë makinës Vasill Jovanovi, i njohur ndryshe si Vaso, në bulevardin Partizanski Odredi me Pezho 207 natën e 29 janarit, transmeton Portalb.mk. Kur i është afruar kryqëzimit në afërsi të “Silbo”-s, në vend që të ndalonte pas makinës që kishte ndaluar në vendkalimin për këmbësorë, ai e ka tejkaluar atë nga ana e djathtë. Pastaj e ka goditur direkt Frosina Kullakovën, e cila në atë moment po kalonte bulevardin dhe e ka vrarë në vend. Në një video të regjistruar menjëherë pas ngjarjes, e që u bë virale në X, mund të shihet Vaso që ka kapur kokën me duar dhe që thërret “Çfarë bëra?!” “Çfarë bëra?!”
Vetëm dy ditë më pas, teksa po zhvillohej protesta e parë për vdekjen e Frosinës ku kërkohej drejtësi dhe llogari, vetëm disa kilometra larg vendit të aksidentit, një tjetër grua goditi një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Një ditë pas kësaj në Manastir u regjistrua një tjetër aksident – në të cilin një këmbësor 89-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Çdo ditë një tragjedi e re.
Një studim i publikuar në janar të vitit 2022 për aksidentet rrugore nxori në pah se gjysma e shoferëve që shkaktojnë vdekjen e këmbësorëve në rrugë mbeten pothuajse të pandëshkuar. Nga 69 dënime të shqiptuara në periudhën 2017-2021, 35 kanë qenë dënime me kusht. Nga 34 dënimet e mbetura, vetëm tre kanë qenë dënime me katër vjet burg dhe dy për gjashtë vjet. Autorët e tjerë janë dënuar me gjashtë apo nëntë muaj burg.
Statistikat që janë në dispozicion për publikun në lidhje me shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se tejkalimi i shpejtësisë ka qenë shkaku numër një për vite me radhë. Mjafton të dilni një ditë me makinë nëpër rrugët e Shkupit për ta kuptuar se sa idiotë të tillë të çmendur me dëshirë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme për vdekje “bredhin” nëpër qytet. Për vite me radhë sekret publik janë garat e natës me makina të shpejta në “Ilindenska”. Dhe nuk dënohet askush.
Disa e krahasojnë vdekjen e Frosinës me vrasjen e Маrtin Neshkoskit në vitin 2011. Por, edhe pse nuk as edhe një arsye të vetme që Vasill Jovanov të falet, fakt është se këto dy raste janë të ndryshme. Martini u rrah brutalisht në sheshin Maqedonia gjatë festimit të fitores zgjedhore të të arratisurit Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Vdekja e tij u mbajt sekret për ditë të tëra – Ministria e Punëve të Brendshme nuk e përmendi fare në buletinin e saj, ndërsa kur filluan protestat spontane të organizuara përmes rrjeteve sociale, mediat e regjimit heshtën.
Por, ka diçka të përbashkët me rastin e Frosinës. Vrasësi i Martinit, Igor Spasov, pjesëtar i njësitit special “Tigrat” dhe pjesëtar i sigurimit të Nikolla Gruevskit, u dënua me 14 vjet burg, por gjashtë muaj më vonë.
Më 5 maj të vitit 2015 kur opozita e atëhershme publikoi bisedat e përgjuara në lidhje me vrasjen, mijëra qytetarë protestuan para qeverisë. Disa ditë më vonë ndodhi sulmi në Lagjen e Trimave të Kumanovës, ku humbën jetën tetë policë, ndërsa protestat u ndërprenë.
Në vitin 2021, Igor Spasov u arrestua në Sofje për shkak të dhunës në familje. Paraprakisht ai doli nga qelia e burgut në Shkup me pretekstin se i ishte përkeqësuar shëndeti dhe duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Shumë shpejt ai u ekstradua për ta vuajtur dënimin e tij, por askush në Maqedoni nuk mbajti përgjegjësi për arratisjen e tij.
Ashtu siç askush nuk mban përgjegjësi për faktin që Vasill Jovanov edhe pse ishte dënuar për një krim të rëndë vitin e kaluar kur ka qenë në moshë madhore, nuk përfundoi në burg por në institucionin korrektues për të mitur në Tetovë.
Më shumë se një dekadë më vonë, Rosica, motra e Frosinës dhe dalja e saj e guximshme publike po përkujtojnë paksa Aleksandrin, vëllain e Martinit. Ai ishte në radhë të parë në të gjitha protestat, duke folur publikisht, duke kërkuar drejtësi, duke kërkuar ndryshim.
Edhe pas kaq shumë zgjedhjeve, premtimeve për sundimin e të drejtës, rrahjeve në gjoks dhe fjalimeve të rënda populiste, lista e atyre që nuk mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë bërë për shkak të afërsisë me të pushtetshmit mbetet shumë e gjatë. Pa dallim se kush është në pushtet.