Treni goditi për vdekje një 50 vjeçar në Shkup

Në hekurudhën tek bulevardi “Serbia” në Shkup, mbrëmë rreth orës 20:25, treni ka goditur një person të moshës pesëdhjetë vjeçare, kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Ndihma Urgjente Mjekësore në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga goditja, ai ka vdekur në vendin e aksidentit.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore në Shkup.

TreniVdekje