Tre zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 31 zjarre në hapësira të hapura, tregojnë të dhënat e fundit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në orën 07:30 të mëngjesit. Prej tyre, tre janë ende aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar plotësisht, transmeton Portalb.mk.

Sipas QMK-së, zjarr aktiv ka në Komunën e Strugës, Makedonski Brodit dhe Çuçer-Sandevës.

Zjarret e tjera të shuara janë regjistruar në pjesë të ndryshme të vendit, ku kanë djegur vegjetacion të ulët, shkurre, kashtë dhe mbeturina, ndërsa në disa raste janë përfshirë edhe zona pyjore.

Kujtojmë se ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr