Tre shtetase, nga Shqipëria, Rusia dhe Bjellorusia keqpërdorën qëndrimin turistik, u gjetën në objektet hotelerike në Tetovë

Në periudhën nga ora 23:35 e datës 10 maj deri në ora 13:35 të datës 11 maj, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në koordinim me Departamentin për krime ndërkufitare, migrim, të huaj Tetovë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë kryer kontroll në dy objekte hoteliere në Sedllarcë të Epërme dhe Zherovjan të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Në objektin në Sedllarcë të Epërme, në pronësi të A. A. (32) nga Bogovina e Tetovës, janë gjetur D. R. (31) nga Republika e Shqipërisë dhe A. P. (38) nga Bjellorusia, ndërsa në objektin në Zherovjan, në pronësi të H. A. (33) nga Bogovina, 32-vjeçari K. V. S. nga Rusia.

Të tre shtetaset e huaj janë ndaluar nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik, gjegjësisht qëndrim në kundërshtim me qëllimin, më pas janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe për ta do të përgatiten parashtresat e parapara me ligj.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut
Comments (0)
Add Comment