Një radiolog, një gjinekolog dhe një radiologen nga spitali privat “Plodnost” kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Prilep – Manastir, transmeton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për radiologun Aleksandar Risteski, , gjinekologun Nikolla Vasileski dhe radiologen Fançe Jovanoska.
Ata vdiqën në një aksident trafiku teksa vinin në punë nga Prilepi.
“Familjeve të kolegëve tanë u shprehim ngushëllimet më të thella për humbjen e parakohshme të familjarëve të tyre. Secili prej tyre kishte vendin e vet të veçantë në spitalin tonë dhe në zemrat tona”, tha Tashe Trpçevski, pronari i i Spitalit Plodnost.
Aksidenti ka ndodhur kur janë përplasur një veturë e udhëtarëve Toyota me targa të Prilepit dhe një kamion Volvo me targa të Shkupit.
Shkaqet e aksidentit ende janë duke u zbardhur.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksionin e trupave të të ndjerëve, të gjithë pasagjerëve në veturë, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës nga shoferi i kamionit. Gjithashtu është urdhëruar ekspertizë komunikacioni dhe teknike për përcaktimin e shkaqeve.