Tre ditë zie për të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje, po kërkohen  15 persona të zhdukur

Pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilat humbën jetën të paktën 18 persona, komuna e Jabllanicës shpalli tri ditë zie, raporton televizioni boshnjak BHRT, transmeton Portalb.mk.

Me vendim të autoriteteve lokale, ditë zie janë e diela (sot), e hëna dhe e marta. Shumica vdiqën në Jabllanicë, 13, dy në zonën e Konjicit dhe tre në Fojnicë. Përveç viktimave njerëzore, përmbytjet kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e shpëtimit janë ende sot në terren në kërkim të personave të zhdukur. U kërkua edhe ndihma ndërkombëtare dhe u përgjigjën dhjetë vende nga rajoni dhe Bashkimi Evropian. Në përpjekje për të ndihmuar popullatën e prekur, ekipet e shpëtimit nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Serbia janë përfshirë në operacionet e shpëtimit dhe situata është më e vështira në Jabllanicë, Fojnicë, Kreshevë dhe Kiseljak. Vetëm në zonën e Jabllanicës dhe Konjiqit janë duke u kërkuar 10 deri në 15 persona.

Më parë, Bosnja dhe Hercegovina aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (EUCPM) dhe ekipet e reagimit do të mbërrijnë në vendngjarje, konfirmoi kreu i delegacionit të BE-së në BiH, Luigi Soreka. Të paktën 18 persona humbën jetën në përmbytjet katastrofike që përfshiu vendin dhe qindra mbetën të pastrehë. Disa prej tyre qëndrojnë në hotelet lokale dhe në Shtëpinë e të moshuarve në Jabllanicë, dhe shumica qëndrojnë me miqtë dhe të afërmit në banesa dhe shtëpi familjare në Jabllanicë dhe Konjicë.

Bosnja e HercegovinaMeta.mk