“Travel off Path”: Shqipëria mes tre destinacioneve verore në Europë

Revistën amerikane e udhëtimeve “Travel off Path” e cilëson Shqipërinë si një ndër tre vendet më të lira në Evropë për të vizituar në vitin 2024, raporton Klan.

Shqipëria, e vendosur në zemër të Ballkanit, kaloi pjesën më të madhe të historisë së saj nën regjimin e diktaturës komuniste.

Vendi rilindi në shekullin e XXI, me një demokraci liberale dhe aspirata të qarta perëndimore, i cili aktualisht po kompenson kohën e humbur në frontin e turizmit. Deri në vitet 1990, turistët nuk lejoheshin të vizitonin Shqipërinë.

Shqipëria ofron plazhe të bukura me rërë të bardhë, të ngjashme me Maldivet, dhe një pasuri të pamasë kulturore. Nga rrënojat e lashta greko-romake të Butrintit, një nga zonat më magjepsëse arkeologjike në pellgun e Mesdheut, në Vlorën bregdetare dhe hijeshinë e botës së vjetër të Gjirokastrës dhe Beratit, dy qytete të listuara në UNESCO me një trashëgimi të ruajtur mesjetare.

Për fat të mirë për turistët me buxhet të kufizuar, ky vend mesdhetar është tepër i përballueshëm për të udhëtuar. Ju mund të akomodoheni në hotele me tre yje në Vlorë, një nga destinacionet kryesore bregdetare, duke filluar nga vetëm 28 Dollarë, ndërsa qëndrimi në resortet me pesë yje kushton deri në 168 Dollarë.

Nëse vendosni të hani jashtë, në Shqipëri do të shpenzoni mesatarisht 20 Dollarë në ditë për ushqimin, edhe nëse e trajtoni veten me një vakt më të këndshëm, me tre pjata dhe një kanë me verë në një restorant të nivelit të mesëm, nuk ka gjasa të faturoheni më shumë se 30 Dollarë. Në fakt, një udhëtim një javor në Shqipëri kushton vetëm 546 Dollarë për person, duke e bërë atë destinacionin më të lirë mesdhetar.

Agjenci turistikeBregdeti shqiptarDetiSezoni turistik - Turist(e)Shqipëria